Mr Rex prezanton koleksionin për fëmijë në Zvicër

By

Vetëm pak ditë më parë, Mr Rex publikoi koleksionin për meshkuj që mund të blihet online në tërë botën.

Por idetë novative të dizejnatorit Rexhep Zylfiu nuk ndalen me kaq. Ai së shpejti do sjellë një koleksion që përbën risi në fushën shqiptare të modës.

Bëhet fjalë për një linjë të veshjeve tërësisht të dedikuar për fëmijë nën konceptin ‘Like father like son’ që i jep mundësinë prindit dhe fëmiut të vishen njëlloj.

Si imazh të këtij koncepti unik, Rexhep Zylfiu ka zgjedhur Ardi Klimentën, djaloshin shumë të njohur në rrjete sociale e kampanja mediatike.

Frytet e punës së setit fotografik të bërë në Zvicër do shihen së shpejti teksa mësohet se ky është vetëm fillimi i projektit. /Prive.al/

received_10207010139563324

Artikuj të ngjashëm