Mozzik ka një kërkesë për nxënësit dhe studentët e vendit tonë

By

Solidarizimi i shqiptarëve që tu vinë në ndihmë të prekurve në fatkeqësinë natyrore në Shqipëri po vazhdon.

Mozzik më anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram u kërkon të gjithë nxënësve dhe studentëve të Republikës së Kosovës që nga nesër të marrin iniciativë në shkollë ose fakultet të grumbullojnë para për Shqipërinë.

Përndryshe, Mozzik do të jetë sonte i ftuar në emisionin “Nd’rrimi i Natës” me Alaudin Hamitin ku në bashkëpunim me organizatën bamirëse Fundjavë Ndryshe, do të organizojnë mbledhje të fondeve drejtpërdrejtë sonte në Klan Kosova, me fillim nga ora 21:30.

Kjo iniciativë vjen pas tragjedisë që përjetoi Shqipëria sot, pas një goditje të fuqishme tërmeti e cila shkaktoi viktima në njerëz dhe dëme materiale të mëdha. Të gjitha fondet e mbledhura dedikohet për të prekurit nga tërmeti.

Të ftuar në studio do të jenë, këngëtarja me prejardhje nga Durrësi Lori Kaqka, reperi Mozzik dhe aktori Kushtrim Sheremeti.

Klikoni KËTU për dhuruar donacione në ndihmë të të prekurve nga tërmeti në Shqipëri. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm