Lorik Cana me bashkëshorten Monikën dhe dy fëmijët, Bojken dhe Enkeleida tash e disa ditë janë në karantinë në Itali nga përhapja e COVID-19.
Përgjatë kësaj kohe, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare është treguar mjaft aktiv në media duke dhënë mesazhe sensibilizuese nga shtëpia.
Por se si po e kalon këtë kohë në karantinë Loriku, na e thonë më së miri Monika.
Bashkëshortja e ish-futbollistit ka zbuluar përmes një videoje se ai, ‘fle gjithë ditën’. /Prive.al