Tejet energjike në skenë! Soni tregon sekretin që e mbanë në formë

By

Kjo verë ka qenë e ngarkuar për këngëtaren Soni Malaj.

Pas një koncerti recital në amfiteatrin e Liqenit Artificial në Tiranë, ajo ka publikuar disa këngë njëra pas tjetrës.

View this post on Instagram

A post shared by SONI MALAJ (@soni_malaj) on

“Ta fala” dhe “Te quiero” kanë qenë dy këngët e fundit të Sonit që deri më tani kanë rezultuar të suksesshme. Së fundmi, ajo dha një intervistë për një radio italiane, ku u quajt edhe latinia e Shqipërisë dhe ku foli për karrierën e saj të gjatë në muzikë. Po ashtu, Soni është vazhdimisht e pranishme në koncerte ku këndon dhe performon, gjë që nuk është e thjeshtë dhe e dimë të gjithë.

Por si ia del ajo të këndojë live dhe njëkohësisht të mund të kërcejë dhe të jetë aq energjike sa është? Në një intervistë për Top Aëards, Soni ka treguar “sekretin” e saj.

“Ia dal falë një trajnimi shumë të mirë fizik, vokal dhe ushqimor që bëj gjatë gjithë vitit. Unë kam pasion shumë të madh për artin dhe nuk lodhem asnjëherë së punuari”, ka deklaruar Soni, shkruan Revista Class, transmeton Prive.

Soni punon shumë në fizikun e saj dhe këtë e tregon edhe fakti që ajo edhepse tashmë është bërë nënë, gjithnjë është në super formë fizike.

View this post on Instagram

#mondaymotivation #gymgirl @fitnesspractica

A post shared by SONI MALAJ (@soni_malaj) on

 

Artikuj të ngjashëm