Më në fund, Noizy ft. Xhensila ka datë publikimi

By

Ka ende, ka ende!

Super bashkëpunimet nuk do ndalen, dhe i radhës vjen hiç më larg se javën tjetër.

Bëhet fjalë për duetin mes Xhensilës dhe Noizyt i cili më në fund ka një datë publikimi.

Përmes rrjeteve sociale, të dy artistët kanë zbuluar se kënga e përbashkët do të publikohet me datë 15 korrik. Kënga titullohet “Edhe një natë”.

Videoklipi ka mbaruar së realizuari disa javë më parë në jug të Shqipërisë.

Që bëhet fjalë për një hit të madh, kjo nuk do as koment! Tik, tak! Pritja po merr fund. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm