Adele ishte gati e panjohshme në festën e Oskars të Beyoncé dhe Jay-Z në Chateau Marmont të West Hollywood, të dielën, 9 Shkurt, pasi humbi 45 kilogramë.
Kinga Rusin, prezantuese polake, pozoi për një foto me këngëtaren e “Hello”, 31 vjeçare, në këtë event. Në foto, Adele tregoi një bel të ngushtë me një fustan leopardi.
“Sinqerisht, unë nuk e njoha atë,” shkroi Rusin, 48 vjeçare, përmes Instagramit të nesërmen, sipas një përkthimi në internet të shkrimit të saj. “Ne biseduam, duke qeshur derisa ajo tha emrin e saj.”