Dua Lipa e 5-ta në listën e këngëve më të dëgjuara për vitin 2020

By

Drake, Bad Bunny, Dua Lipa dhe The Weekend janë ndër artistët më të transmetuar të vitit 2020, sipas shifrave nga Spotify.

Spotify tha se zhanri më i popullarizuar i vitit 2020 ishte muzika pop – duke pasqyruar një rritje të muzikës më të lumtur gjatë pandemisë.

Sa i përket kategorisë për këngën më të dëgjuar të vitit, Dua Lipa radhitet e 5-ta në listë.

Ndërkaq në listën e top artistëve të vitit ajo zë vendin e 15-të.

Rangimi më i lartë që mori për këtë vit është vendi i katërt, në kategorinë e “Top Female Artist”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm