Bruno di t’ia dalë edhe solo!

By

Ai në diskografinë shqiptare vepron tash e disa vite.

Që prej debutimit në X Factor aty ku ra në sy për tiparet që e plotësonin si artist, e më pas me projektet në bashkëpunim me emra të tjerë të skenës, Bruno ia doli të hedh hapat e sigurtë në skenën muzikore.

Ishte vera e vitit të kaluar ajo që vulosi suksesin me bashkëpunim me Elvana Gjatën por duket se presioni pas kësaj arritjeje rezultoi i frytshëm për Brunos.

Pas paraqitjes në festivalin ‘Kënga Magjike’, disa vonesave, Bruno pak ditë më parë publikoi projektin e ri ‘Ajo’.

Në pak minuta nga publikimi kënga u duk të jetë tejet premtuese dhe ashtu edhe po del të jetë.

‘Ajo’ tashmë është shndërruar në një refren që po dëgjohet e po pëlqehet kudo në trojet shqiptare.

Besojmë që këngëtari tashmë i mbushur me energji po punon në krijime të reja muzikore për fansat.

I presim teksa ‘Ajo’ na shoqëron në rutinën tonë të përditshme. /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm