Grimeri me famë botërore, shqiptari Mario Dedivanoviç, sapo ka lansuar një linjë kozmetike me yllin e “reality show”, Kim Kardashian.
Dedivanovic e ka celebruar 10-të vjetorin e bashkëpunimit me Kim Kardashian, duke hedhë në treg disa produkte kozmetike, specifikisht të grimit nën emrin e tij dhe të Kim, e madje disa hije për sy, I ka emëruar në shqip.
Ai ka publikuar në Instagram një fotografi, ku shfaqë emrat që kanë vendosur t’iu vënë nuancave të ndryshme, e njëra prej tyre quhet “Albanian”.
“A po ju pëlqejnë emrat e hijeve të syve? Secili ka një kuptim të veçantë për ne”, ka shkruar Mario në Instagram. /Prive.al