Marina çdo hap pas Getit!

By

Koncertet dhe impenjimet me punë për liderin e Babastars, Getoar Selimin po rezultojnë si një rrugë e dy punë.

Përpos që po performon për fansat shqiptarë në Europë, ai gjatë gjithë kësaj kohe po shoqërohet nga e dashura e tij, Marina që s’po i ndahet as edhe për një moment të vetëm.

E ndalesa e radhës e çiftit është Praga e Republikës Çeke, aty ku siç shihet Marina Vjollca dhe Getoar Selimi po shijojnë diellin dhe kohën e mirë.

Postimet nga shëtitjet në Europë që dikur ishin inekzistente për prezantuesen, janë bërë të pandashme që prej lidhjes me reperin nga Kosova.

Tashmë, fatmirësisht nuk ka nevojë as për riciklim të fotove si ato në udhëtimet e vjetra, meqenëse imazhet mund të postohen në kohë reale nga vendi i ngjarjes, sepse më, dyshja nuk fshihen nga publiku. /PRIVE.AL/

 

 

Artikuj të ngjashëm