Ja çfarë po bënte Dua Lipa kur Elton John e telefonoi për bashkëpunim

By

Dua Lipa zbuloi se Elton John i telefonoi kur ajo po rrinte në pishinë për t’i kërkuar asaj që të bashkëpunonte në një këngë në shfaqjen e vonë të së enjtes mbrëma me Stephen Colbert.

Këngëtarja 26-vjeçare, e cila kishte veshur një fustan të zi, me çizme të zeza deri tek gjuri, tha se ishte ‘me bikini dhe kapelë kauboj’ kur iu përgjigj telefonit dhe ishte Eltoni, 74 vjeçar, me bashkëshortin e tij David Furnish.

Dua tha se menjëherë donte t’u thoshte po atyre, por ata dëgjuan së pari këngën Cold Heart para se ajo të angazhohej. Pasi kuptoi se kënga kishte elemente nga Rocket Man, Dua tha se u ndje sikur e manifestoi bashkëpunimin.

“Rocket Man është kënga ime me të cilën i jap makinës”, tha ajo. ‘Është kënga ime e dushit. Është kënga ime që ia këndoj vetes.’ /Prive.al

Artikuj të ngjashëm