Sa e ka çmimin Noizy për 40 minuta koncert ?!

By

Është përfolur gjatë shifra se sa paguhet Noizy për performanca në koncerte.

Ato asnjëherë nuk kanë qenë të sakta meqenëse kanë variuar nga lajmi në lajm duke mbetur kështu në trajtën e spekulimet.

Por një përgjigje të qartë me gjasë e ka dhënë sonte Arjan Çani që ka mysafir reperin.

Prezantuesi e bëri të ditur se shifra e tij është kap vlerën e 9 mijë eurove për 40 minuta koncert.

Këtë, Rigelsi e pranoi në heshtje duke thënë se emisioni është i Çanit dhe si rrjedhojë nuk do t’ia prish qejfin.

Nëse s’bëhet fjalë për shaka 1 Prilli, atëherë kjo shifër është thjesht MARRAMENDËSE. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm