Me rastin e ditëlindjes ditën e djeshme, Bleona sërish bëri atë që di të bëjë më së miri – bujën e madhe.
Fotografitë me tortën me numrin 35 dhe balonët me po të njejtën shifër u ngatërruan nga ndjekësit të cilët i shkruajtën këngëtares se e dinë që nuk u bë 35 vjeçe.
Sidoqoftë, vetë Bleona që dje mbushi 41 pranvera, duket të mos e ketë patur këtë qëllim.
Përmes sqarimeve në postime, këngëtarja ka treguar se feston 35-vjetorin e karrierës dhe jo të lindjes meqenëse në skenë është që prej një moshe fare të vogël.
E lumtur krah familjarëve të saj, këngëtarja e njohur duket të jetë e përmbushur në ditën e saj më të veçantë në kalendar. /Prive.al