Lady Gaga bën rrëfimin e vështirë për rolin e saj në “House of Gucci”

By

Lady Gaga ka folur në lidhje me procesin e saj të aktrimit në “House of Gucci”, duke zbuluar se ajo bëri përpjekje aq intensive për të luajtur Patrizia Reggiani saqë kishte nevojë edhe për një infermiere psikiatrike.

Këngëtarja dhe aktorja 35-vjeçare foli për aktrimin e saj në një intervistë të re për Variety.

Ndërsa ajo foli për përdorimin e teknikave të tilla intensive ‘të aktrimit me metodë’ – si ato për të cilat ylli i “Succession” Jeremy Strong u kritikua kohët e fundit – aktorja e nominuar për Oscar mendon se nuk ia vlente, në planin afatgjatë.

Gaga ka thënë se gjatë gjithë ajo jetoi si Reggiani, ashtu siç bëri me rolin e saj të rëndësishëm në filmin “A Star Is Born” të 2018-ës, i cili solli fitimin dhe nominimin e saj të parë për Oscar.

Ajo tha se ‘errësira’ që banonte në Reggiani – i cila u shpall fajtore në vitin 1997 për punësimin e vrasësit që vrau ish-burrin e saj Maurizio (Adam Driver) – erdhi në shtëpi me të.

“E solla errësirën me vete në shtëpi sepse jeta e saj ishte e errët,” tha ajo, përpara se të shpjegonte se kishte një infermiere psikiatrike me të në xhirime.

“Kam pasur një infermiere psikiatrike me vete në fund të xhirimeve. Ndihesha disi sikur duhej. Ndjeva se ishte më e sigurt për mua”, tha ajo.

Gaga sqaroi se nuk po përpiqej të ‘glorifikonte’ metodat e saj të aktrimit, në fakt, ajo nuk mendon se asnjë aktor duhet ta shtyjë veten aq larg.

“Nuk mendoj se asnjë aktor duhet ta shtyjë veten deri në atë kufi. Dhe e pyes veten gjatë gjithë kohës pse e bëj këtë”, tha Gaga.

Ajo shtoi se ka kërkuar këshilla nga aktorët e tjerë se si ta ‘frenojë’, por nuk pret që e gjithë karriera e saj të jetë kështu.

Artikuj të ngjashëm