Ky shtet ballkanik për 7 vjet radhazi as nuk merr pjesë dhe as nuk transmeton Eurovisionin!

By

BHRT, transmetuesi kombëtar i Bosnjës dhe Hercegovinës nuk do të transmetojë Eurovision Song Contest 2023, i cili zhvillohet në Liverpool, Mbretëria e Bashkuar javën e ardhshme.

BHRT ka konfirmuar se Eurovision Song Contest nuk do të transmetohet nga transmetuesi në Bosnje dhe Hercegovinë, duke shënuar 7 vjet nga transmetimi i fundit i konkursit në vend. Shfaqja më e fundit në lidhje me Eurovizionin e transmetuar nga BHRT ishte Eurovision: Europe Shine a Light në 2020, shfaqje speciale e organizuar nga EBU për anulimin e Konkursit 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.

BHRT është anëtare e Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU), por është bllokuar nga aksesi në shërbimet e Unionit për shkak të borxhit të lartë të organizatës. Pra, nga dhjetori 2016 vendi nuk është në gjendje të konkurrojë dhe/ose të transmetojë konkursin.

Pjesëmarrja e fundit e vendit ishte në Eurovision 2016 në Stokholm. Vendi u përfaqësua nga Dalal, Deen, Ana Rucner dhe Jala me këngën “Ljubav je”, por vendi nuk arriti të kualifikohej në finalen e madhe për herë të parë pasi përfundoi i 11-ti në gjysmëfinalen e parë.

Artikuj të ngjashëm