Shtatzënë por Loredana sapo paralajmëroi këngën e re (VIDEO)

By

Thashethemet e fundit thonë se Loredana Zefi dhe reperi Mozzik priten që së shpejti të bëhen prindër.

Ky dyshim nisi nga pesha e saj që nisi të shtohet dhe më pas nga shumë fansa të çiftit të cilët kanë treguar për Prive se Loredana është shtatzënë.

Çifti i njohur tash e një kohë të gjatë jetojnë bashkë në Zvicër, pasi Loredana ka familjen atje.

Por, edhe pse shtatzënë, artistja ka vendosur të mos pushojë nga muzika.

Ajo fillimisht erdhi me këngën e saj të parë ‘Sonnenbrille’ me të cilën ka arritur shumë sukses dhe ka mbledhur afër 30 milionë klikime në youtube.

Pas këtij projekti në gjuhën gjermane, Loredana ka zbuluar pak nga kënga e ra përmes një videoje të postuar në Instagramin e saj i cili ka afër 700 mijë ndjekës.

Sot në ditëlindjen e saj, ajo vendosi të tregojë se së shpejti do ta publikojë këngën e saj të re e cila do të jetë në bashkëpunim, por emrin nuk e zbuloi.

Mbase në këtë projekt, Loredana ka vendosur të bashkohet me të dashurin e saj Mozzik, pasi të dy kanë postuar fotografi me producentët e njëjtë.

Urime Loredana./Prive.al

Artikuj të ngjashëm