Mesa duket, Bieta dhe Albani do vazhdojnë të jenë “të ndarë” profesionalisht

By

Bieta Sulo përmbylli dje sezonin e tretë të programit të saj “Ftesë në 5”.

Pas dy sezoneve intenzive, edhe i treti ishte i kënaqshëm nga niveli i suksesit teksa moderatorja, njëherësh autorja, në përmbyllje i ka “rënë” sërish idesë se është programi “më i dashur e më i ndjekur i pasditeve shqiptare” në një konkurencë të fortë me Rudina Magjistarin.

Por, përmbyllja u përcoll me vëmendje të shtuar, për një tjetër detaj.

Prej javësh në median online të Tiranës përflitet mbi largimin e Bietës nga Top Channel, pas më shumë se 15 viteve punë në këtë ekran.

Portalet kanë raportuar se ajo nga shtatori do t’i bashkohet bashkëshortit, Alban Dudushit në Vizion Plus, aty ku Dudushi ka emisionin e tij të titulluar “Spotlight”.

Megjithatë, mesa duket në këto spekulime nuk ka asgjë të vërtetë. Burrë e grua do vazhdojnë të jenë të “ndarë” profesionalisht.

Tërthorazi, Bieta është përkujdesur që të mos lë shtigje dyshimi për rikthimin në shtator.

Në programin e fundit, pasi bëri falënderimet ajo u shpreh:

“Bashkë shihemi këtu, në shtator”.

Pushime të mbara Bietës dhe stafit! /prive.al

Artikuj të ngjashëm