Aktori Tom Hanks, i cili u shërua nga Covid-19 në fillim të këtij viti, ka thënë se ai “nuk ka respekt” për njerëzit që refuzojnë të bartin maska në publik gjatë pandemisë.
Aktori dhe gruaja e tij Rita Wilson u testuan pozitivë për koronavirus ndërsa ishin duke xhiruar në Australi në mars.
Hanks këto komente i bëri për Associated Press në lidhje me maskat e fytyrës ndërsa promovonte filmin e tij të fundit.
Shumë qeveri tani rekomandojnë maska, por ato nuk janë të detyrueshme në shumicën e vendeve.