Anxhela Peristeri, këngëtarja që e gjen veten shpesh në festivale, do të ngjitet sërish në skenën e ‘Kënga Magjike’.
Prive mëson se Peristeri ka përfunduar projektin me të cilin do të prezantohet këtë vit. Ndryshe nga kënga e vitit të shkuar me të cilën u radhit e dyta në festival, këtë herë do e shohim jashtë kornizave që e kemi parë.
Bëhet fjalë për një pop baladë të krijuar nga studio Threedots përkatësisht nga Kledi Bahiti.
Prezantimi i saj do të bëhet pas disa javësh tek programi i Ardit Gjebresë.