Gati bomba e Dhurata Dorës

By

Dy javë më parë, Prive raportoi detaje për këngën e re të Dhurata Dorës që do publikohet së shpejti.

Sot, që në mëngjes këngëtarja është përkujdesur që të ndajë me fansat sekuenca të shkurtëra nga ky projekt.

Në llogarinë e saj në Instagram Dhurata ka bërë të ditur emrin e këngës në videon e shoqëruar me skena nga videoklipi.

‘Shumë on’ mban titullin ky krijim muzikor kurse edhe kësaj rradhe, këngëtarja i ka qëndruar besnike partnerëve të saj.

Alandy si producent dhe Max Production janë përsëri ata në të cilët Dhurata ka besuar për realizimin e ‘Shumë on’.

Duke qenë se punët janë finalizuar, lançimi mendohet të jetë çështje ditësh. /Prive.al/

https://instagram.com/p/87eyDiBhm7/

Artikuj të ngjashëm