Tash e katër ditë në Shqipëri, në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, po mbahet “Unum Festival”.
Festivali i organizuar nga Kushtrim Sahiti, njihet ndryshe si vend i muzikës elektronike ku mblidhen DJ nga gjithë bota për të performuar.
Këtë vit festivali ishte i hatashëm, sidomos pas një viti dhe më shumë mbyllje nga pandemia COVID-19.
Mijëra njerëz u mblodhën për të shijuae çdo performancë aty dhe për të hequr stresin pas një kohe të gjatë pa klube nate dhe festivale të tilla.
Në këtë festival i cili ishte gjigant, këtë vit u panë edhe të famshëm si Liberta Spahiu, Alaudin Hamiti, Ledri Vula, Valdrin Sahiti e Dhurata Dora.
Këta janë vetëm disa nga fytyrat e njohura publike të cilën ndan me ndjekësit pak nga ajo që kaluan këto ditë./Prive.al