Lista e Billboard: Bleona Qereti, nga vendi i 16-të në të 12-tin

By

Këngëtarja e famshme shqiptare, pas shumë kohësh ka lansuar një këngë të re e cila i rezultoi mjaft e suksesshme.

“Wicked Love” e Bleona Qeretit, ka marrë vendin e 12-të në listën e këngëve më të dëgjuara sipas revistës Billboard.

“Që kur isha vajzë e vogël kam ëndërruar se si është që të kesh një këngë e cila rezulton e suksesshme në top lista. Për të gjithë ata që më thoshin që as të mos e ëndërroja këtë. Ata më thoshin, ti je lindur në një vend të vogël pa sistem, dhe asgjë që ti do të bësh s’do të jetë e mjaftueshme. Besoj se ata nuk e dinin se kush jam”, ka thënë Bleona, përmes një postimi në Instagram.

Revista e famshme amerikane e ka vënë Bleonën në vendin e 12-të në top Listën e këngëve: “Dance Club Songs”. /Prive.al

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm