Reperi Getoar Selimi duket se nuk po e ka problem as ta bartë në qafë të dashurën e tij, prezantuesen Marina Vjollca.
Në disa imazhe të shkëputura nga profili i Luanës në Snapchat, çifti shihet teksa kalon kohë të mirë së bashku në shtëpinë tashmë të përbashkët në Tiranë.
Një pozim i tillë na kujton setin fotografik të gazetarit Milaim Zeka të cilit muaj më parë i hipi në qafë bashkëshortja Edlira.
Ndryshe, çifti poashtu nën shoqërinë e Luanës priti përvjetorin e tetë të pavarësisë në Prishtinë teksa Geti tashmë ka edhe pasaportën e Republikës së Shqipërisë. /Prive.al/