Ku mbeti Elhaida Dani?! (Video)

By

Përfaqësuesja shqiptare në Eurovision, Elhaida Dani ka qenë mjaft e përmendur para sezonit të verës.

“I’m Alive” rezultoi mjaft i suksesshëm dhe u pëlqye shumë nga publiku europian, të cilët e nxorrën të parët në sondazhe online. Gjatë periudhës së EuroSong, ky projekt ishte në Top 3 për shikueshmëri.  Aktualisht numëron afro 7 milionë klikime.

U tha se ‘I’m Alive’ pas versionit në Shqip e Anglisht do të vie edhe në atë Italian, por që nuk u publikua akoma.

Pas Eurovision, Elhaida Dani bashkoi forcat me këngëtaret e Estonisë, Armenisë dhe Greqisë të cilat lançuan ‘The Otherside’ në qershor të këtij viti por nga atëherë deri më tani nuk ka grumbulluar as 100 mijë shikime.

Nuk ka akoma ndonjë informacion nëse ajo do e përmbyll vitin me këto këngë apo do të sjell diçka të re.

Aktualisht këngëtarja është duke shijuar pushimet./Prive.al

Artikuj të ngjashëm