Mc Kresha sot mbush 31 vjet!

By

Mc Kresha sot feston ditëlindjen e 31-të. Kreshniku përgjatë gjashtë viteve të fundit në skenën muzikore shqiptare ka shkruar histori duke arritur që brenda pak kohe të shndërrohet në të preferuarin e shumëkujt.

Secilit prej nesh i kujtohen hitet e fillimit si ‘Lej Flleshat’, e albumet ‘Patikat e mija’, ‘PINT, ‘Air Force 1’ dhe i fundit në vitin 2014 ‘Emceeclopedy’.

Pak pasi ora kaloi 12-shin, miku i tij Lyrical Son u kujdes që të urojë Kreshën përmes një postimi në Instagram ku shprehet: “Urime ditelindjen ooo evliii… Ishalla edhe plot tjera me shendet, fat e lumtuni..!!! #31 #welcome2theClub ..!!!”

Ndryshe, reperi nga Mitrovica ka kohë që nuk ka sjellur ndonjë projekt muzikor duke ngjallur reagimin e fansave që presin diçka të re nga Kresha. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm