Tayna nuk pranon të jetë ndryshe veçse pozitive!

By

Teksa shijon suksesin e saj, Tayna nuk harron që kujdesi ndaj mirëqenies personale ka shumë rëndësi.

Mënyra që ajo ka zgjedhur të jetë në kontakt me veten e saj të vërtetë, në mes gjithë dinamikës që është jeta e saj – është të shkruajë në ditar.

Në një postim në Instagram ajo shkruante: “Ky është ditari im, i cili më ndihmon ta kuptoj veten time. Ky është sikur shoku im i ngushtë.” pastaj vazhdon me shaka “Ndosha duhet ta publikoj pas 20 vitesh ose më shumë dhe ta shes.”

Përveç kësaj, ajo ka treguar se si lexon libra vet-ndihmues, shikon shumë video motivuese dhe vetëm filma me mesazh pozitiv. Tayna dëgjon muzikë me frekuenca shëruese, ndan pak kohë për meditim dhe lutje.

Si shpesh herë, ajo shfrytëzoi opsionin e Instagram-it për të aktivizuar pyetje/përgjigje për ndjekësit e saj, e që këta të fundit nuk ngurojnë të pyesin për gjithçka.

Ajo që më shumë bie në sy tek ata, është pozitiviteti që Tayna përçon – gjë për të cilën kanë shumë pyetje.

“Qysh mundesh me kon kaq njeri pozitiv edh nëse ki probleme?” – pyet njëri nga ndjekësit.

Problemet janë mësime që na vyjnë për mu bo versioni më i mirë i vetes. Pa to nuk kishim mujt mi shiju senet e mira që na ndodhin. Duhesh me ndërru mënyrën se si i sheh problemet.” – përgjigjet Tayna.

Një tjetër ndjekës pyet, “Si mundesh me qenë kaq pozitive?” dhe Tayna i përgjigjet, “E dua jetën, veten, njerëzit, Zotin. Mundohem me reflektu sa ma shumë energji pozitive se njerëzit janë mësu  me e pa jetën si ‘luftë’ e jo si dicka të bukur. Gjithkush, nëse e sheh me vëmendje, e vëren qe ka shumë sene në jetë për të cilat mund të jetë falënderues. Në fund të fundit nuk humb asgjë nëse ndihesh mirë me veten tënde. Përndryshe veq ndjell ters.”

Dorintina Shabani apo Tayna, në nëntor të vitit 2018 në Nd’rrimin e Natës, ka rrëfyer një tjetër pjesë të sajën. Reperja e famshme, ka folur për Ligjin e Tërheqjes – një ligj sipas saj universal që të ndihmon të jetosh në pozitivitet dhe t’i realizosh synimet që ke në jetë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm