Almeda Abazi vaksinohet kundër Covid-19

By

Të gjithë njerëzit në botë kanë filluar vaksinimin kundër COVID-19, që dërrmoi gjerësisht.

Personazhi i radhës që është vaksinuar kundër virusit vdekjeprurës është Almeda Abazi.

Ajo u përball me virusin teksa ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, mirëpo tani ajo po krijon mbrojtje imune kundër tij.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo njoftoi të gjithë ndjekësit e saj se është vaksinuar.

“Vaksinimi është kryer”, ka shkruar ajo teksa ka ndarë edhe një fotografi.

Kujtojmë se më 8 qershor, Almeda dhe Tolgahan Sayisman u bekuan me një fëmijë të dytë. Në jetë erdhi një vajzë që i lanë emrin Alina. /prive.al

Artikuj të ngjashëm