Në ditët e sotme, pamja dhe të dukurit bukur e veçantë po shndërohet në prioritet të secilit.
Pak nga qasja në trendet më të fundit e pak edhe nga jeta e diktuar prej rrjeteve sociale, secili prej nesh gjejmë veten teksa tentojmë të dukemi më ndryshe, më unik.
E nëse e keni vuajtur një detaj të tillë për kravatat dhe fjongot, zgjidhja është tek Eron Sahiti.
Ky djalosh i ri, student në Fakultetin e Arteve, dega dizajn skene dhe kostumografi ka nisur një brend të tij ‘Eron Sahiti bowties’ që ofron kravata dhe fjongo të personalizuara, unike, sipas preferencave të klientëve.
Gjithçka ka zanafillën tek një traditë familjare mbi 30 vjeçare në rrobaqepësi, të cilën Eroni mëton ta zgjerojë jo vetëm nëpërmjet linjës së kravatave por edhe sferave të tjera, shumë shpejt. /Prive.al