Festivali i filmit në ‘Kanë’ është një dritare mjaft e mirë për promovimin e kinematografisë shqiptare. Kosova ka vite që po merr pjesë në këtë event por këtë herë janë bashkuar me Shqipërinë.
Lajmin se të dyja vendet shqiptare do jenë bashkë në Kanë e ka bërë drejtori i QKK-së në Kosovë, Arben Zharku i cili përmes llogarisë së tij në instagram ka njoftuar për këtë lajm.
Bashkëpunimi mes filmit në Kosovë dhe në Shqipëri ka filluar më herët dhe tashmë po bëhen bashkë drejt botës./Prive.al