Kjo është kënga më e dëgjuar në historinë e Spotify

By

Për artistin kanadez Abel Tesfaye, i njohur në art si The Weeknd, viti 2023 nuk mund të hapej në mënyrë më të mirë, pasi hiti i tij Blinding Lights, është bërë zyrtarisht kënga më e dëgjuar në historinë e platformës muzikore Spotify.

Këtë rekord më parë e mbante këngëtari Ed Sheeran me Shape of You.

Kështu, ai thyen edhe një rekord tjetër – ndër të paktit që kjo këngë ende nuk i ka arritur – pasi mori edhe titullin si “hiti më i madh i të gjitha kohërave” nga revista prestigjioze amerikane Billboard, e cila e dha këtë vlerësim për Blinding Lights, duke parë qëndrimin për 90 javë që mbajti në renditjen amerikane të këngëve dhe duke zbritur nga froni The Twist.

Artikuj të ngjashëm