Rrallë e përmallë. Dhurata Ahmetajn nuk po e shohim shpesh me projekte në diskografinë shqiptare.
Pas rikthimit me ‘Bone pa mu’ që erdhi pas një pauze të gjatë, sërish disa muaj të tjerë u nevojitën për këngën e radhës.
Siç njoftuam në Prive.al, kënga e re e Dhuratës tashmë është finalizuar tek Diez Production.
Karakteristikë e këtij projekti është se mikesha e saj, aktorja Teuta Krasniqi e ka shkruar tekstin e këngës.
E tashmë kanë mbetur pak kohë deri në publikimin e këtij projekti meqenëse Dhurata ka ndarë me fansat insert të shkurtër të ‘Jam pa ty’.
Nga pak sekonda, kënga duket shumë premtuese. /Prive.al/