Arti Lokaj nis një rrugëtim të ri drejt artit

By

Arti Lokaj, i biri i Arbana Xharrës që në moshë të re ka shfaqur talentin e tij për këndim dhe aktrim.

Së fundmi ka marrë pjesë në filmin “Shpia e Agës” , film me regji të kosovares Lendita Zeqiraj  dhe në bashkëpunim me produksionin Woof Films.

Për të kuptuar më shumë rreth filmit, klikoni në linkun e mëposhtëm:

“Shpia e Agës”, filmi shqiptar i cili pritet të jetë i suksesshëm në festivale të filmit

Arti është pjesë e programit “The Wright Way Coaching”, i cili është një program trajnimi i performancës për artistët në komunitetet Broadway, Film dhe Televizion.

Tani Arti po nis një udhëtim të ri për në Amerikë. Ai ka  nënshkruar marrëveshje me agjensinë “Jordan, Gill and Dornbaum” në New York, e cila do ta përfaqësojë Artin në këtë industri.

Agjensia Joe Jordan, një nga agjensitë më të vjetra të fëmijëve në New York City, u themelua në vitin 1965. Robin Dornbaum filloi në atë kompani në 1984 dhe e bleu atë me Jeff Gill në 1990 duke e riemëruar atë Jordan, Gill & Dornbaum Talent Agency.

Jordan, Gill & Dornbaum Talent Agency ka qenë i dobishëm për fillimin e karrierës së shumë yjeve të sotëm – Natalie Portman, Selma Blair, Corbin Bleu, Michael Angarano, Tyler James Williams, Ashley Tisdale, Katrina Bowden, Kyle Gallner dhe Michelle Trachtenberg, vetëm sa për emëruar disa.

Edhe Arbana Xharra nuk kishte si të përmbante gëzimin dhe krenarinë e saj për sukseset e të birit – dhe ajo vetëm uron që ta përmend atë kur të fitojë një çmim Oscar.

“Arti ka nise rrugetimin e tij ne Amerike. Kemi nenshkruar marreveshje me agjensine “Jordan, Gill and Dornbaum” ne Neë York, e cila do ta perfaqesoje Artin ne kete industri. Nderkohe qe “The Ëright Ëay”, po ben pergatitjen e tij ne aktrim dhe kendim. Mua me mbetet me e cu neper audicione, me ngajte poshte e nalte me te, me kusht qe kur te fiton naj here Oscar, me me permend ne skene, mos me ma harru mundin” – shkruan Xharra në një postim në llogarinë e saj në Facebook. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm