Kim Kardashian kritikohet për promovimin e produkteve të saj të rrezikshme

By

Produkti më i ri i Kim Kardashian quhet SKIMS, dhe jave veshje të brendshme që formësojnë trupin. Brenda minutave të para që kur u lansua produkti Kim Kardashian fitoi 2 milion dollarë!

Ja si Kim Kardashian fitoi 2 milion dollarë brenda disa minutave

Mirëpo, edhe pse ky produkt u shit jashtëzakonisht shumë, njerëzit kanë kritikuar krijuesen e SKIMS, për 2 arsye të rëndësishme.

Ajo po ndihmon ekonominë e një vendi që dikur shkaktoi gjenocid në vendin prej nga ajo vjen  

Kim po kritikohet nga fansat e saj dhe një grup advokues armeno-amerikan për prodhimin e produkteve Skims në Turqi, duke marrë parasysh historinë e dhimbshme midis dy vendeve.

Në rast se nuk e dinit, gjenocidi armenian ishte vrasja sistematike e 700,000 deri 1.5 milion armenëve në atë që tani është Turqia nga 1914-1923. Turqia ka mohuar gjithmonë se gjenocidi është një term i saktë për vdekjet, por ata pranojnë se armenët u vranë.

View image on Twitter

Kim, e cila është gjysma armene përmes babait të saj të ndjerë Robert Kardashian, ka qenë e zëshme në mbështetjen e saj për Armeninë dhe i ka bërë thirrje qeverisë amerikane të njohë gjenocidin armen në të kaluarën.

Megjithatë, duke marrë parasysh historinë midis dy vendeve, fansat e Kim u befasuan që ajo do të ishte aq e gatshme për të rritur ekonominë e Turqisë.

Produktet e saj SKIMS janë të rrezikshme për shëndet

Të mbajturit e këtyre korseve nuk janë efektive. Trupi juaj do të kthehet në formën paraprake sekondën që ju hiqni veshjen. Po ashtu të tilla korse nuk preferohen të mbahen në trup për më gjatë se 3-4 orë.

Ndër të tjera, specialistët theksuan rreziqet. Korsetë kufizojnë lëvizjet, mund të shtyjnë stomakun përtej diafragmës dhe të shkaktojnë probleme me frymëmarrjen. Po kështu nuk përjashtohet mundësia e dëmtimit të brinjëve.

Si rregull i përgjithshëm, për sa kohë që nuk jeni të fiksuar ose të varur nga korset tuaja, dhe nuk e vishni tepër ose fort ose gjatë gjithë kohës, duhet të ndjeheni të lirë ta shijoni. Nëse fillon të lëndojë ose kufizojë frymëmarrjen, hiqeni atë.

Artikuj të ngjashëm