Bashkëpunëtori i Dua Lipës kërkon falje për deklaratat e tij fyese

By

‘Levitating’ është një nga këngët më të suksesshme të Dua Lipës, projekt të cilin këngëtarja me origjinë nga Kosova e pati në bashkëpunim me Dababy.

Reperi amerikan, së fundmi është vënë në shënjestër të kritikave në lidhje me një deklaratë të tij.

TMZ ka publikuar një video nga një prej koncerteve të tij në të cilin ai mes tjerash ka inkurajuar audiencën që të ndezin blicat e telefonave nëse “nuk janë shfaqur me HIV/AIDS apo ndonjë tjetër sëmundje seksualisht të transmetueshme që të bën të vdesësh brenda dy apo tre javëve”.

Ky koment ishte vetëm një nga disa deklarime të Dababy të cilat kishin konutacion nënçmues për të infektuarit me HIV/AIDS dhe personat e komunitetit LGBTQ+.

Kjo ka bërë që Dua të distancohet publikisht nga kolegu me të cilin solli hitin ‘Levitating’.

Së fundmi, reperi ka kërkuar falje për komentet që ka bërë për njerëzit me HIV.

“Gjithkush i prekur nga AIDS/HIV ka të drejtën të jetë i inatosur me mua”, tha reperi. Ai gjithashtu adresoi edhe komunitetin LGBT duke shkruar në Twitter, “Nuk kam asnjë problem me ju, jini vetvetja. Puna juaj është puna juaj”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm