Ylli në ngritje, Ilira publikon një projekt të ri muzikor

By

Ajo është një emër i ri i skenës muzikore botërore që sapo ka nisur të dalë në sipërfaqe.

Dhe PO, është shqiptare nga Kosova.

Listës së bujshme të emrave të vajzave shqiptare që po bëjnë namin me muzikën e tyre u është bashkangjitur edhe Ilira.

ILIRA, është vajza për të cilën e kemi fjalën, e që është krahasuar me talentin e muzikën e Rihannas e shqiptares Dua Lipa.

Madje kompania amerikane e videoklipeve, VEVO ka publikuar një këngë të sajën, duke thënë: “Nëse ju pëlqen Rihanna dhe Dua Lipa, ILIRA, s’duhet t’iu ikë nga radarët”.

Ilira poashtu për herë të parë performoi në Kosovë, në festivalin ‘Sunny Hill’ ku u prit shumë mirë nga publiku.

Ajo ka lansuar edhe projektin e saj të ri që titullohet ‘Extra Fries’. Sipas këngëtares ky projekt ka një mesazh shumë pozitiv.

‘Përqafojeni trupin tuaj dhe ndjehuni të sigurt, pa marrë paraysh presionin e shoqërisë për tu dukur në një mënyrë të caktuar’ – shkruan ajo në llogarinë e saj në Instagram. /Prive.al

 

 

 

Artikuj të ngjashëm