Marina publikon fotografitë e reja, ndjekësit mendojnë se është shtatzënë!

By

Ajo ndodhet me pushime në Itali dhe nga atje nuk ka pasur të ndalur publikimi i fotografive me poza atraktive.

Moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, që pas martesës me reperin Getoar Selimi, ka qenë shpesh subjekt i raportimeve se po pret një fëmijë.

Por gjatë tërë kohës ajo e ka mohuar një gjë të tillë, pavarësisht se fansat e çiftit mezi po presin që ata të bëhen prindër!

Janë disa fotografi të Marinës në llogarinë e saj në Instagram, që të bëjnë të dyshosh se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël. Dhe për tu fajësuar, është barku i saj pak i fryrë që shihet tek pantallonat e saj…

Artikuj të ngjashëm