Relacioni me modën për Getoar Selimin gjithmonë ka qenë një hap përpara të tjerëve.
Lideri i Babastars shpesh ka eksperimentuar madje duke sfiduar edhe paragjykimet mbi veshjet.
E në këtë grup hyn pa dyshim edhe paraqitja e fundit që ka tërhequr jo pak vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale.
Ai shfaqet me një çantë të shtrenjtë në krah, siç realisht nuk e bartin shumë meshkuj.
‘Jeta nuk është perfekte por veshja jote mund të jetë’ – ka qenë mbishkrimi sipër fotografisë ku larg modestisë, Geti e konsideron vetë veshjen e tij si të tillë. A ia ka qëlluar?! Ne themi se po teksa një gjë të tillë me siguri nuk mund ta themi për destinacionin se ku është nisur reperi! /Prive.al