E preferuara e Vesa Lumës nga ‘Festivali i Këngës’ është…

By

Sonte zhvillohet finalja e Festivalit të Këngës i cili mban peshën e tij ndër vite për faktin se dërgon në Eurovision këngën fituese si përfaqësuese të Shqipërisë.

Që para nisjes, dy kanë qenë favoritet në publik për të triumfuar, Elvana Gjata dhe Arilena Ara.

E mes dy artisteve duket se Vesa Luma e ka ndarë mendjen se cila duhet të fitojë, ndonëse shprehet se të dyja e meritojnë 100%.

Nga Zelanda e Re ku është zhvendosur për të jetuar me djalin dhe Big Bastën, ajo ka zbuluar se të preferuar e ka Arilenën.

‘Nuk ngopem. Vokal, interpretim, fuqi, drithërimë, fresh, performancë, këngë, tekst. Nuk e njoh personalisht këtë vajz po nuk më paska ndodhë me më marrë përpara kënga. Pa frymë. Lum Shkodra dhe shqiptaria që e ka’ – është shprehur Vesa

Mbetet të shihet në pak orë se kush do triumfojë këtë vit.

 

Artikuj të ngjashëm