Kështu reagoi Albani kur plasi përleshja në ‘Beer Fest’ (VIDEO)

By

Mbrëmjen që lamë pas, në ‘Beer Fest’ shpërtheu një rrahje masive mes të pranishmëve ku gjashtë persona u arrestuan nga policia dhe dy të tjerë përfunduan në spital.

Gjithçka ndodhi përgjatë kohës kur këngëtari Alban Skënderaj vetëm se ishte ngjitur në skenë për të performuar.

Ai nga skena dëshmoi rrahjen dhe reagimi që pasoi ishte mëse i pritshëm.

Albani ndërpreu interpretimin e këngës dhe përmes mikrofonit tentoi të qetësojë situatën.

‘Stop, stop! Sigurimi!’ – dëgjohet teksa thërret këngëtari disa herë rresht. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm