Kënga më e bukur në botë: Këtë e zgjodhi Ermal Fejzullahu (VIDEO)

By

Vet është këngëtar, ka bërë me dhjetëra këngë, por asnjëra nga to nuk është më e bukura në botë për Ermal Fejzullahun.

Në edicionin e javës së shkuar të emisionit Prive, Ermali ishte protagonist i rubrikës “50-të pyetje”, ku është përgjigjur në të gjitha ato që iu kërkuan.

I pyetur se cila është kënga më e bukur në botë për të, ai ka thënë se është “Pranvera në Prishtinë”, e kënduar nga babai i tij, artisti i madh kosovar Sabri Fejzullahu.

Ndiqeni të plotë intervistën e Ermalit në Prive, për shumë përgjigje tjera interesante:

 

Artikuj të ngjashëm