‘Vdes’ Naser Rafuna! Gënjeshtra e portaleve që shqetësoi familjarët

By

 

Aktori i njohur Naser Rafuna befasishëm sontë është gjetur përballë një thashethemi që ka shqetësuar shumë familjen dhe miqtë e tij.

Nëpër qarqe të ndryshme në internet, për hir të disa klikimeve, është shpërndarë lajmi se aktori i ‘Çka ka shpija’ ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka demantuar vetë aktori përmes një postimi në Facebook ku me te drejtë, shpreh revoltë ndaj këtyre portaleve.

Më poshtë statusi i plotë i Rafunës:

Naser Rafuna si rrezja ???. A per propaganda te portaleve qe kinse kam “vdeke” e terrta merrta, perpos qe mi kane shqetesu familjen dhe te afermit, pasi jetojme ku jetojme sepse te tillet do te kishin qene ne burg, po flm Zotit mire jam. N loves U a lot.

Artikuj të ngjashëm