Kur projekte të reja publikohen në skenën muzikore shqiptare, reperi Gold AG është prej të parëve që shpërndan ato.
Në platformat me qindra mijëra ndjekës, Ariani ndan këngët e reja duke i uruar sukses kolegëve të tij.
Megjithatë, reagimet e njejta nuk pasohen në mënyrë reciproke prej kolegëve të reperit kur ky i fundit publikon projektet e reja.
E njejta histori është përsitur mbrëmë me publikimin e këngës ‘Në Dukagjin’ e cila nuk është se ka marrë përkrahjen e pritur nga kolegët, ndonëse fjalën definitivite e ka thënë publiku.
Sidoqoftë, kësaj rradhe Gold AG nuk e ka kaluar situatën pa një thumb të bërë në rrjete sociale të cilën e përmbledh të gjithën fotografia e mëposhtme. /PRive.al/