Aurela Gaçe feston sot ditëlindjen.
Këngëtarja e cila ka shumë vjet në skenën e muzikës, mbushi hiç më pak se 45 vjet.
Ajo hyri në Instagram për të ndarë një fotografi e djersitur dhe për të treguar se çfarë do në të vërtetë nga jeta tani e tutje.
“Keshtu, e djersitur, pa masken e perfituar nga grimi, duke luftuar per me te miren, per te realizuar veten , per te ndertuar gjithçka jam, me rrëzime e ngritje , …..keshtu i kalova keto 45 vjet….e tani ,pa i hequr “dorezat” nga duart , uroj te jem sa me gjate prane familjes time te shtrenjte.
Ky eshte I vetmi urim qe i bej vetes ,….te jem ketu, te shoh femijet te rriten, të jem me vajzat ne hapat e veshtire e te bukur te jetes.
Te jem prane femijeve te mi, ashtu sic prinderit e mi ishin e jane me mua “, ka shkruar ajo.
Ne i urojmë Aurelës edhe shumë vite të tjera me shumë shëndet dhe suksese në karrierë./Prive.al