Jeta dhe kontributi i gjyshes së Ledrit! Zonja propozohet për titullin e rëndësishëm në Ulqin

By

Gjyshja e reperit të njohur kosovar është propozuar të jetë qytetare nderi në komunën e Ulqinit.

Zonja e hekurt Naxhije Alibegu Buçinca theu tabutë e shoqërisë sonë të dikurshme së bashku me bashkëshortin e saj të ndjerin Fahri Buçinca, ia kishin vënë vetes një mision të veçantë.

May be an image of 5 people, people standing and indoor

Çifti nga Vushtrria kishte udhëtuar në 68 fshatra gjatë viteve ’90, në luftë kundër analfabetizimit te vajzat. Puna e tyre shumëvjeçare në këtë drejtim ua realizoi ëndrrën për shkollimin e 938 vajzave. Buçinca, e lindur në Ulqin në vitin 1935, këtë mision e filloi para rreth gjashtë dekadash në vendin e lindjes, për ta vazhduar më pas kontributin edhe në Kosovë.

May be an image of 9 people, people sitting and people standing

Në vendin e saj të lindjes në Ulqin propozohet nga shumë shoqata vendase dhe shoqata shqiptaro-amerikane që në mbledhjen e ardhshme të komunës së Ulqinit të shpallet qytetare nderi për shkak të kontributit të saj dhënë vendlindjes dhe jo vetëm. /Prive.al

No photo description available.

May be an image of text

Artikuj të ngjashëm