Po sikur t’ju themi se gjatë gjithë kësaj kohe keni vënë gabim parfumin tuaj?

By

Të vësh parfum është një gjë e thjeshtë, një psst dhe kryen punë. Po të vësh parfum si DUHET kërkon pak më shumë aftësi dhe finesë.

Dhe ajo tendenca për të vënë parfum në kyçe dhe pastaj i fërkoni kyçet e dorës më njëra tjetrën? “Shumë gabim!”- thotë parfumeri francez Fancis Kurkdjian, fitues i shumë çmimeve.

Për fat të mirë, disa ndryshime të thjeshta mund t’ju kthejnë në kursin e duhur të parfumosjes. Këtu janë pesë gabime të zakonshme që bëjnë gratë kur bëhet fjalë për blerjen dhe vënien e parfumeve – dhe si t’i rregulloni ato menjëherë.

Mos fërkoni parfumin – vetëm spërkateni

Ai zakon pothuajse i pavetëdijshëm i aplikimit – të spërkatësh pak parfum në kyçet e duarve dhe pastaj ta fërkosh edhe në qafë – është në të vërtetë “shumë e keqe”, thotë Kurkdjian. Pse? Friksioni i krijuar nga fërkimi, ai vazhdon, “ngroh lëkurën, e cila prodhon enzima natyrale që ndryshojnë rrjedhën e aromës.”

Mjedisi është i rëndësishëm

Kur bëhet fjalë për ruajtjen, parfumi është pothuajse si një organizëm i gjallë – është jashtëzakonisht i ndjeshëm ndaj ndryshimeve mjedisore. “Parfumit nuk i pëlqen të kalojë nga ambienti i ftohtë në ambient të nxehtë”, thotë Kurkdjian, duke shtuar se ndryshime të tilla në temperaturë “shkaktojnë reaksione kimike të papritura brenda përbërësve natyrorë, dhe për këtë arsye e prishin parfumin më shpejt.”

Parfumet më të mira vijnë në pako të vogla

Sa do i çmuar të jetë, parfumi duhet të konsumohet me një ritëm të shpejtë. Mbajtja e një shishe gjysmë të përdorur në raftin tuaj lejon që oksigjeni (“armiku natyral i parfumit”, thotë Kurkdjian) të shkatërrojë ngadalë molekulat e aromës, duke ndryshuar përbërjen e tij.

Sigurisht, nëse spërkatni aromën tuaj të preferuar çdo ditë, një shishe e madhe 6.8 mililitra ka të ngjarë të mos shkojë në humbje, thotë ai, por në të gjitha rastet e tjera, Kurkdjian preferon shishe më të vogla (në intervalin prej 2.4 deri 1.2 mililitra) sepse ato mund të qëndrojnë të freskëta deri në tre muaj.

Sintetike – nuk është një fjalë e pisët

“Njerëzit e duan idenë e [parfumeve] natyrales, por nuk ekzistojnë gjithmonë,” thotë Kurkdjian. Erë të tjera, të tilla si bozhure, freesia, dhe zambak i luginës, nuk mund të merren me nxjerrje natyrore thjesht sepse ata nuk lëshojnë ndonjë aromë çfarëdo, thotë ai, duke i detyruar ato të përzihen me molekula sintetike.

Kur jeni në dyshim, përdorni kokën (ose flokët tuaj)

Disa rregulla të zakonshme, mund të bëjnë që parfumi të mbajë aromën më gjatë. “Parfumi nuk zgjat shumë në lëkurën e thatë”, thotë Kurkdjian, i cili sugjeron ose një locion të trupit shoqërues në aromën tuaj ose një hidratues pa aromë për të parandaluar çdo ndërhyrje nuhatëse. Ka shumë rëndësi ku spërkatni parfumin. “Mos e mbulo me rrobat e tua,” thotë ai, dhe në vend të kësaj zonat e ekspozuara në ajër: pikat e pulsit të qafës, kyçeve ose pjesën e brendshme të bërrylave, nëse do vishni një bluzë pa mëngë.

Megjithatë, i vetmi përjashtim është nëse gjendeni në një klimë jashtëzakonisht të nxehtë – atëherë është më mirë të mos aplikoni aromën direkt në trupin tuaj. “Ndërsa djersiteni, vajrat natyralë të lëkurës [mund ta] shkatërrojnë parfumin tuaj më shpejt,” thotë ai.

 

 

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm