Ditë e madhe për Calvin Harris, DJ emërohet artisti më i dëgjuar skocez

By

DJ Calvin Harris është emëruar si artisti skocez më i dëgjuar i shekullit 21.

Fituesi i çmimit Grammy mori vendin e parë pas shumë hiteve botërore gjatë 12 viteve të fundit.

Harris tha: “Është një nder shumë i madh që të marrë këtë titull si artisti skocez më i dëgjuar i shekulli 21”.

Sipas tabelës PPL, projektet e artisti u dëgjuan më së shumti në radio dhe televizion në Mbretërinë e Bashkuar.

PPL gjeti se një këngë e Harris dëgjohej çdo gjashtë minuta në Britani të Madhe.

Artikuj të ngjashëm