Në profilet e saj në rrjete sociale, mund të hasje në çkado përpos alkoolit dhe cigares.
Prezantuesja bukuroshe Marina Vjollca në këtë pjesë është treguar gjithmonë pak më tradicionale mbase edhe duke e ditur peshën e madhe të imazhit të saj që potencialisht mund të reflektojë tek shumë fansa.
Por, duket se lidhja me Getoar Selimin e Babastars ka bërë që kjo etapë në një formë të konsiderohet e mbyllur për faktin se postimin e fundit, Marina shihet siç nuk e kemi parë kurrë më herët.
Në mbrëmjen e kaluar jashtë me Getin dhe mbesën Jori, Marina shihet teksa me asistimin e të dashurit tenton ta ndezë një cigare puro.
Megjithatë, fokusi kryesor për bukuroshen duket të mos ketë qenë as puro e as alkooli por kombinimi i veshjeve. Si disa herë të tjera, edhe kësaj rradhe, çifti prej më të komentuarve e pëlqyerve në showbiz janë veshur kuq e zi duke marrë komplimente nga ndjekësit në rrjete sociale. /Prive.al/