Në orët e mesnatës u publikua projekti i ri i Mozzik “Zemra im”, projekt ky që pason këngën tejet të përfolur “Dhelpër dinake”.
Edhe pse kënga e re trajton tjetër tematikë nga ajo e “Dhelpra dinake”, pritet që kjo këngë të jetë një sukses i madh – pas 12 orësh publikimi kënga ka arritur më shumë se gjysmë milionë klikime.
Përveç reagimeve pozitive të fansave dhe të ndjekësve të reperit, edhe Fifi e ndjeu të nevojshme të ndajë në llogarinë e saj në Instagram mënyrën se si ndihet specifikisht për tekstin e këngës “Zemra ime”.
“A e dini pse nihna mirë kur nij prej meshkujve ksi tekste? Se akoma është dikush për zemren e një femre” – shkruan ajo teksa edhe ndan një insert nga kënga në Instastory-n e saj. /Prive.al