Aktori i famshëm shqiptar shërohet plotësisht nga koronavirusi

By

Pak javë më parë, aktori i njohur shqiptar, Florjan Binaj, kishte dhënë lajmin se kishte kontraktuar virusin COVID-19.

Mirëpo sot në llogarinë e tij në Instagram, ai ndau lajme të mira.

Me anë të një postimi ai shkruan se është shëruar plotësisht nga koronvirusi dhe falënderon të gjithë ata që u kujdesen për shëndetin e tij.

“Më në fund, Covidi më la. Falenderoj të gjithë ata miq e mikesha që më ndejtën pranë (nga larg) në këto ditë izolimi”, shkruan Florjani në postimin e bërë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm