Interneti nuk harron! Dikur presidenti Donald Trump e ngushëllonte Miley Cyrus për ndarjen nga i dashuri

By

Ai me të vërtetë është një politikan kontrovers dhe presidenti më u çuditshëm që kanë pasur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një tweet shumë i vjetër i presidentit Donald Trump, saktësisht që nga 2013-ta, ka dalë sërish në sipërfaqe dhe ka të bëë me ndarjen e parë të këngëtares Miley Cyrus nga i dashuri i saj Liam Hemsworth.

Nëse nuk e dini, Miley dhe Liam ishin ndarë për herë të parë në shtator të vitit 2013-të.

Ndërsa me 19-të shtator të po të njëjtit vit Donald Trump shkruante në Twitter: “Miley Cyrus, mos u brengos për Liamin. Mund të gjesh shumë më mirë se aq dhe ke shumë kohë. Qëndro e fortë”.

Ky tweet ka filluar të dalë në sipërfaqe sërish në rrjetet sociale, pasi Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth u ndanë sërish këtë verë. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm